Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Në kuadër të kësaj konference, Rama zhvilloi një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.
Rama dhe Xhaferri bashkëbiseduan mbi sfidat e përbashkëta dhe programin e dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes, shkruan Reporteri.net.
“Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkroi Rama në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.