×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konfirmohet: Një polic vodhi ndihmat që u dërguan për të prekurit nga tërmeti

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 8:47

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një prononcim për mediat nga çadrat e banorëve të Thumanës, tha se është arrestuar një shef komisariati (stacioni policor), pasi është kapur duke vjedhur dy thasë me ndihma, të cilat ishin të dedikuara për personat e prekur nga tërmeti.


    Në një intervistë për Top Channel, në emisionin Open, Rama tha se pas arrestimitt ë të riut nga Lezha që mblidhte lekë me emrin e tij, një tjetër person ka rënë në pranga.

    Bëhet fjalë për një polic, që ndihmat po i dërgonte në shtëpinë e tij, që sipas kreut të qeverisë është një shef Komisariati.

    “Një shef komisariati që merr dy thasë me ndihma. Kjo është babëzi. Ok ai do bëj lajm, por si ka mundësi”, u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!