Një person ka humbur jetën gjatë një konflikti me sende të forta që ka ndodhur në fshatin Labovë të Gjirokastrës.
Mësohet se viktima është Andrea Xhavara rreth 60 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, viktima u konfliktua me komshiun e tij.
Ky i fundit e goditi me sende të forta 60-vjeçarin duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Andrea Xhavara u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Nga burime policore bëhet me dije se konflikti ndodhi për motive pronësie. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.