Konsulli i nderit i Shqipërisë në Ukrainë: Do të mbrohemi nëse na sulmon Rusia

“Nëse Rusia sulmon Ukrainën, ne jemi të gatshëm të mbrojmë tokën tonë”. Kështu deklaroi Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov.

Prej gati dy muajsh, situata nuk duket aspak e qetë në Ukrainë, pas dërgimit të trupave ushtarakë nga Rusia në kufi. Duke sjellë në vëmendje historikun e përplasjeve dhe tensioneve që ka pasur Rusia me Ukrainën, Omarov thotë për RTSH24 se situata nuk është më si ajo e 2014.

“Kur në 2002 ish-Presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, duhet të nënshkruante marrëveshjen me Bashkimin Europian, ai refuzoi që ta bënte këtë dhe për këtë populli i Ukrainës u mërzit shumë, pasi është populli i cili kërkon që të jetë në BE. Dhe për këtë në 2014, populli i Ukrainës u çua në atë që duhet revolucioni i “Dinjitetit”. Menjëherë Presidenti, Viktor Yanukovych, u arratis për në Rusi dhe në Ukrainë filloi kriza politike.

Në Krime, kur ishte edhe ushtria ruse, u bënë dy referendum; e para që të shkëputej nga Ukraina dhe referendum i dytë që të bashkohej me Rusinë. Kjo ishte aneksimi i Krimesë nga Rusia. Me mbështetjen e ushtrisë ruse, separatistët në lindje të Ukrainës, në Donbas filluan revolucionin për shkëputjen e kësaj zone nga Ukraina. Me tepër se 8 mijë ushtarë Ukrainës dhanë jetën për të mbrojtur territorin e Ukrainës. Kemi mbi 2 mijë e 300 km kufi me Rusinë. Gjatë gjithë kufirit, Rusi ka vendosur trupat e saj me pretekstin se po bën një stërvitje ushtarake. Ushtria ukrainase është shumë më e fortë seç ka qenë në 2014. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Ukraina sot është më e fortë dhe e gjitha bota e mbështet Ukrainën. Ushtria ukrainase është mjaftueshëm e furnizuar me armë, kombi jonë është i bashkuar. Ushtria ukrainase ka më tepër se 200 mijë ushtarë dhe para se të sulmojë, Rusia i ka parasysh këto fakte ”, tha Omarov.

Edhe pse ushtria ruse prej dy muajsh është në kufi dhe tensionet janë rritur shumë kohët e fundit, Omarov deklaron se në Ukrainë nuk ka panik apo frikë në popullatë.

Megjithatë nëse do të ketë një sulm nga Rusia, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë thotë se ata do të mbrohen.

“Unë mendoj se nuk do të ketë luftë. Ka një ndryshim të madh mes ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase, por nëse do të duhet ushtarët Ukrainës do të mbrojnë tokën e tyre. Jemi të gatshëm ta mbrojmë tokën tonë.

Në krahasim me 2014 nuk jemi vetëm. Partnerët tanë janë SHBA dhe Britania e Madhe. Çdo ditë vijnë në Ukrainë avionë me armatime, BE kanë dhënë një ndihmë më tepër se 1 miliardë dollarë për Ukrainën. E ndjejmë vetën se nuk jemi vetëm.”, -përfundoi intervistën Shahin Omarov.