×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Korçë: Banesa iu përfshi nga flakët, vdes i moshuari nga plagët e marra

    Reporteri
    09 Qershor 2024 | 10:04

    Një 89-vjeçar nga Korça, i cili dy ditë më parë pësoi djegie të lartë trupore për shkak të zjarrit në banesën ku jetonte, ka vdekur.

    Burime spitalore thane se i moshuar i cili vuante nga problemet e frymëmarrjes nuk ia ka dalë të mbijetonte me gjithë përpjekjet e shumta të mjekëve për ta mbajtur në jetë, raporton euronews.al.

    89-vjeçari, Koço Zhidro jetonte i vetëm në një banesë dykatëshe në një lagje periferike të qytetit të Korçës dhe për të kujdesej kohet e fundit një 47-vjeçare e cila ditën e ngjarjes ka qenë në banesë së bashku me të moshuarin.

    Sipas policisë lokale mëngjesin e dy ditëve më parë i moshuari ka qenë i shtrirë në krevat kur kuvertat janë përfshirë nga flakët duke i shkaktuar djegie të shumta trupore.

    Djegie ka pësuar edhe 47-vjeçarja gjatë kohës kur i ka ardhur në ndihme për largimin e kuvertave që po digjeshin në krevatin e 89-vjeçari.

    Policia tha se zjarri ka qenë aksidental duke lënë të kuptohet se mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e 89-vjeçarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!