×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Korçë, dëmtohen sërish shtëpitë e prekura nga tërmeti i parë

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 18:30

    Rreth 12 shtëpi në Qafëzezë, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit që ra në Korçë kanë pësuar sërish dëme pas lëkundjeve të sotme.


    Të paktën kështu shprehen banorët e zonës.

    Kujtojmë se sot dy tërmete ranë në Korçë, njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit me magnitudë 3.4, në orën 16:21 dhe tjetri 16 km në Lindje të Korçës me magnitudë 4.4.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!