Thurja e thuprës është tradita që mund të ndihmojë të rinjtë e komunitetit rom dhe egjiptian të vetëpunësohen.
Disa prej tyre ndoqën një kurs tre mujor pranë Qendrës profesionale në juglindje.
Për tre muaj, të rinj nga komuniteti rom dhe egjiptian në Korçë u trajnuan në thurjen e thuprës.
Punimet e para i prezantuan në një panair, ndërsa tashmë sfidë kanë krijimin e mundësive për vetëpunësim.
“Kemi mësuar mirë dhe themi të vazhdojmë më tej”.
Për mjeshtri e thuprës, Xhevahir Hysa, ruatja dhe përçimi i kësaj tradite është pasuri për qytetin.
Por ai thotë se koha për të përgatitur mjeshta të mirëfilltë nuk ishte e mjaftueshme.
Hysa: Është e trashëguar nga gjyshërit tanë dhe kemi dëshirë që tua përcjellim të rinjve. Të rinjtë kishin shumë zell të mësonin por koha ishte e limituar.
Kursi i mjeshtrave të thuprës erdhi si Risi në qendrën Profesionale në Korçë, ku synimi është që të kthehet si shërbim për qytetarët.
Për vite me radhë, mjeshtrit e shportave në komunitetin rom thuajse e kishin braktisur zanatin për shkak të mungesës së tregu, ndërsa prej pak vitesh kjo traditë synohet të rigjallërohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.