Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë këtë të hënë me një deklarim zyrtar në lidhje me konfirmimin e dy rasteve të para të koronavirusit.
Basha ka deklaruar se tashmë është koha që të flasin mjekët si dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dëgjojnë këshillat e tyre.
Basha: Sot u konfirmuan dy rastet e para të të prekurve nga koronavirusi. Duke u uruar tyre shërim të shpejtë duhet të dërgojë këtë mesazh për personelin mjekësor: shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja. Sot jemi në mbështetjen tuaj për të zbatuar masat dhe vendimet që ju sygjeroni dhe vendosni.
Nuk duhet të ngurroni për asnjë çast çfarë ju nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa ju mbeti. Ne kemi një ndër stafet më të specializuar, ndaj sot duhet tu japim mjetet dhe fondet e nevojshme për të përballuar këtë situatë.
Të gjithë duan të dëgjojnë zërin tuaj. Sa më shumë të flisni ju aq më të qetë do të jenë qytetarët. Të gjithë ju që vini nga Italia e veriut dhe që keni simptoma kontaktoni mjekët dhe shmangi kontaktet me të afërmit. Sot nuk është koha për panik por për kujdes maksimal. Sa më të kujdesshëm të jeni sot aq më mirë do të përballohet kjo situatë me pasoja minimale. Dua të përsëris thirrjen drejtuar maturiteteve bërë dy javë më parë për të marrë masat për të përballuar situatën.
Fondet e mjaftueshme, mobilizimi maksimal dhe transparenca janë tre komponentë të rëndësishëm politikë që nuk duhet humbur kohë. Ne do monitorojmë situatën. Ekspertët tanë do jenë në terren për të ndjekur situatën hap pas hapi. Grupi i punës në PD do të bëjë gjithçka për të qenë sa më afër njerëzve.