×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Koronavirusi në Shqipëri, humbë jetën 65-vjeçari

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 20:16

    Pasditen e sotme ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka ndërruar jetë një pacient 65-vjeçar me COVID-19, i cili kishte sëmundje bashkëshoqëruese.


    Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

    Ministria e Shëndetësisë u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit. Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!