×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve shqiptarë

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 18:40

    Koronavirusi ka shkaktuar një tragjedi në një familje në Tiranë. Dy vëllezër kanë humbur jetën brenda pak orësh në një prej spitaleve Covid.


    Lajmi është bërë publik nga pedagogu i ekonomikut Afrim përmes rrjetit social “Facebook”, ku tregon humbjen e vëllezërve.

    “Covid me mori vëllain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do që të shkojë në banesën e fundit sipas protokollit të zi të Covid. I mirëkuptoj të gjithë”- shkruan ai fillimisht.

    Disa orë më vonë, Osmani shkruan se ka humbur edhe vëllanë tjetër, Arjanin.“Covid e mori edhe vëllain tjetër Arjanin. Tmerr pa fund”- shkruan më tej.

    Prej disa javësh në vendin tonë situata e pandemisë është përkeqësuar. Në 24 orët e fundit u shënuan 410 të infektuar, ndërsa humbën jetën 8 qytetarë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!