×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Koronavirusi, ulë numrin e aksidentëve në Shqipëri

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 16:47

    Është ulur numri i aksidenteve rrugore në vend ku krahasuar me Marsin e 2019 ky muaj ka shënuar 48.8% më pak aksidente.


    Ulje ka patur dhe në numrin e viktimave të cilat humbin jetën në këto aksidente. Në muajin Mars 2020 numërohen 65 aksidente rrugore nga 127 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2019, duke u ulur me 48,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në tremujorin e parë të 2020, numërohen 264 aksidente rrugore nga 356 aksidente të ndodhura në tremujorin e parë të 2019, duke u ulur me 25,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në këtë muaj, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 94 persona nga 176 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 46,6 %. Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2020, është 360 persona nga 483 persona, duke u ulur me 25,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në muajin Mars 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 24 persona të vdekur në Mars 2019. Në tremujorin e parë të 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 39 persona nga 48 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në muajin Mars 2020, aksidentet rrugore, në 76,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 35,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 28,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në tremujorin e parë të 2020, aksidentet rrugore, në 21,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 1,7 % krahasuar me një vit më parë, përfundon njoftimi i INSTAT.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!