Ujërat e brigjeve ku do të lahen pushuesit këtë sezon turistik në Shqipëri marrin një vlerësim pozitiv për cilësinë. Agjencia Europiane e Mjedisit i njeh vendit tonë përmirësimin e madh të bërë përgjatë viteve të fundit.
Nëse në vitin 2015, 39.1% e pikave të monitoruara konsideroheshin me cilësi të dobët, sot vetëm 6.7% nuk e kalojnë klasën, falë ndërtimit të pesë impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.
Kurti sot do të jetë folës në Trinity Term në kuadër të Unionit të Oksfordit
Në hartën ku përmblidhen gjetjet e raportit, zonat me ngjyrë të kuqe, që nuk këshillohet të lahesh gjenden pranë zonës së Portit në Durrës, në plazhin e vjetër pranë Portit të Vlorës dhe në liqenin e Ohrit pranë qytetit të Pogradecit.
Zona e Golemit, plazhi i Darëzezës dhe Saranda kanë pasur përmirësimin më të madh në cilësi vitet e fundit, ndërsa kryesisht riviera e Jugut, Shëngjini dhe Velipoja vazhdojnë të marrin vlerësim maksimal.
Agjencia Europiane e Mjedisit vlerëson gjithsesi se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ujërave.
Kjo pasi në Bashkimin Europian vetëm 1.6% e zonave marrin një notë ngelëse, ndërsa në shtetet rivale në turizëm si Greqia dhe Kroacia, nuk ka asnjë plazh të ndotur dhe mbi 95% marrin notën maksimale./a2cnn