Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë urdhër që të vijojë procesi i numërimit të fletëve të votimit për kandidatët pa ndërprerje.
Anëtarët e grupeve të numërimit të votave mund t’i pasqyrojnë në Tabelën e Rezultateve të Qendrës së votimit dhe në procesverbal të gjitha vërejtjet.
Ndërkohë KZAZ-të dhe grupet e numërimit janë ngarkuar që të zbatojnë urdhrin i cili ka hyrë menjëherë në fuqi.
Deri tani nuk ka pasur asnjë konflikt ndërsa ka vijuar në qetësi numërimi i votave. Bazuar në votat e deritanishme, kryeministri Edi Rama kryeson në Vlorë me 11.412 vota.
Në qarkun më të madh të vendit, në Tiranë kryeson Belinda Balluku, ndërsa në qarkun e Kukësit numërimi ka përfunduar në 141 qendra votimi dhe rezulton se demokratët i udhëheq Flamur Hoxha me 9159 vota, i ndjekur nga Isuf Çelaj me 5257 vota. Ndërsa socialistët i udhëheq Gerta Duraku me 5368 vota, e ndjekur më pas nga Petrit Malaj me 3666 vota./TCh/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.