×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Krejt tjetër”, ky është slogani i Vetëvendosjes për zgjedhjet në Shqipëri

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 12:06

    “Krejt dhe drejtë” ishte slogani i Vetëvendosjes së Albin Kurtit me të cilin i fitoni 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë.


    E me diçka të ngjashëm, LVV-ja në Shqipëri, që drejtohet nga Boiken Abazi, do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

    Veç se “krejt” është zëvendësuar me “tjetër”, duke e formuar “Krejt Tjetër”, si slogan, shkruan Reporteri.net.

    “Slogani ynë për zgjedhjet e 25 prillit”, ka shkruar Abazi në facebook-un e tij, derisa ka lansuar sloganin dhe numrin me të cilin LVV-ja garon për herë të parë në zgjedhjet në Shqipëri.

    LLV-ja në zgjedhjet e 25 prillit garon në listë me tre kandidatë, në tre zona të ndryshme. Boiken Abazi për Tiranë, Iliz Shehu për Lezhë dhe Kreshnik Merxhani për Gjirokastër. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!