×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kreu i KQZ: Ndarja e mandateve është e pakthyeshme

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 22:51

    Gjykata Kushtetuese rrëzoi herësin brenda listës duke i hapur 100 përqind.


    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka shpërndarë 140 mandatet që u fituan me formulën që është shpallur si antikushtetuese. Por a ndikon kjo vendimmarje mandatet e deputetëve të dalë nga 25 Prilli?

    Celibashi: Tani nuk e themi dot sepse ne nuk e kemi arsyetimin e vendimit dhe ajo çka është më kryesorja, ky vendim nuk ka hyrë në fuqi. Në momentin kur ky vendim do të jetë i arsyetuar dhe do të jetë në fuqi do të bëjmë një interpretim të këtij akti. Hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk e dimë se si do të afektojë në vendimmarrjet përkatëse.

    Rezultati përfundimtar i 25 Prillit nuk është zyrtarizuar ende nga Komisioni Rregullator pasi koalicioni i udhëhequr nga Kujtim Gjuzi e ankimoi shpërndarjen e mandateve sipas qarqeve ne Kolegj Zgjedhor. Vendimmarrje e cila mban ende te hapur çështje e mandateve parlamentare, sidomos pas vendimit të Kushtetueses.

    Celibashi: Nëse kolegji nuk vendos ndryshe, vendimi i Komisionerit për shpërndarjen e mandateve dhe deklarimin e numrin e votave të çdo subjekti zgjedhor është i pakthyeshëm si vendim. Është vendim përfundimtar.

    Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pak ditë më parë pragun brenda listës duke mundësuar renditjen e thjeshtë të kandidatëve për deputet nga ai që merr më shumë vota deri tek ai më pak i pëlqyer. Vendimi u përshëndet nga partitë e vogla, ndërsa paritë e mëdha heshtën. / Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!