Kreu i republikanëve në Francë, Laurent Wauquiez ka paralajmëruar se nuk do të lejojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Në një bisedë televizive, Wauquiez ka kërkuar që Franca të vendosë veton, pasi e konsideron Shqipërinë një vend me nivel të lartë korrupsioni.
“Presidenti i Republikës ka propozuar hyrjen e Shqipërisë, por unë mendoj se do të ishte një gabim i madh pasi është një shtet që shquhet për korrupsion. Nëse në qershor vendoset që negociatat të hapen, atëherë ne do të kundërshtojmë me veton tonë”, ka deklaruar Wauquiez.
Kreu i partisë më të madhe të opozitës franceze, pjesë e të cilës ka qenë dikur edhe ish-presidenti Nikolas Sarkozi, është shprehur kundër edhe zgjerimit të BE-së në tërësi, duke marrë si shembull realitetet e ndryshme mes vendeve të Perëndimit dhe atyre të Lindjes që janë pjesë e Unionit.
“Realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe ato sociale janë aq të ndryshme, saqë nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, ka deklaruar Wauquiez. /ABC News Albania
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.