Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zhupan të Fierit, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij, Sabrina Bega.
Bëhet me dije se autori Elton Metaj ka vrarë gruan në banesën e kësaj të fundit dhe më pas është larguar nga vednngjarja, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij.
“Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.