×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 16:28
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Krimi në familje ka tronditur sërish, këtë herë në Shkodër. Raportohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas veten.


    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia”. Policia bën me dije se Fadil Bandulla, 79 vjeç ka vrarë me armë zjarri në banesë bashkëshorten e tij shtetasen Sanije Bandulla, 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

    Sipas uniformave blu nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh. Sakaq, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se i moshuari ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten.

    Njoftimi i policisë: 

    Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

    Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!