×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Krimi në Velipojë, Basha: Jeta e shqiptarëve në rrezik, krimi është bërë njësh me pushtetin

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 11:38

    Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë ka reaguar edhe kreu demokrat Lulzim Basha, i cili shigjeton kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale kreu i selisë blu shprehet se jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.


    “Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në  rrezik”.

    Ai e ka cilësuar cinik postimin e Ramës për bregdetin e Velipojës mëngjesin e sotëm, të cilin më pas e fshiu, por theksoi se kjo konfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit.

    “Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!