×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri / Arrestohet i dyshuari

    Krismat zgjojnë Shkodrën: Vritet një 24-vjeçar dhe plagoset babai i tij

    Reporteri
    08 Shtator 2026 | 8:25

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së martë në Shkodër.

    Një sherr mes tre personave për motive të dobëta ka çuar deri në përdorimin e armëve.

    Një 24-vjeçar  ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra me armë zjarri, ndërkohë që babai i tij ka mbetur i plagosur, shkruan A2.

    Autori 25-vjeçar, i cili është plagosur me thikë, u arrestua pas ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

    Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

    Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

    Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!