×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kriza politike: Shefi i OSBE-së vjen në Shqipëri

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 8:32

    Më 24 dhe 25 korrik viziton Shqipërinë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE Thomas Greminger.


    Kryetari i OSBE do të takohet në Tiranë përgjatë vizitës zyrtare dy ditore me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

    Zyrtarisht vizita e shefit të OSBE lidhet me kryesimin e radhës të organizatës, që do të merret nga Shqipëria, por burimet i thanë Politiko se kjo është vetëm ‘mbulesa’.

    Greminger do të vijë në Tiranë për të diskutuar për mundësitë e daljes nga kriza politike që ka përfshirë vendin. Në fund të gushtit, ose fillim të shtatorit, pritet edhe publikimi i raportit final të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili do të përcaktojë shumë në rrugën që do të marrë kriza politike.

    Sot krerët e opozitës Basha, Kryemadhi, Mediu e Duka ishin në Vjenë ku patën takim me shefin e OSBE, Greminger.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!