×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryebashkiaku i Maliqit thyen rekordin “Guinness”, siguron mandatin e 7-të

    Reporteri
    15 Maj 2023 | 14:30

    Gëzim Topçiu, kandidati i Partisë Socialiste është për rekord giunnes pasi ka fituar mandatin e shtatë të kryetarit të bashkisë Maliq. Përballë Topçiut ishte kandidati i kaolicionit ‘Bashkë Fitojmë, Alfred Gega.

    Bashkia e Maliqit ka preferuar gjithmonë kandidatë të së majtës në zgjedhjet lokale, por në zgjedhjet e viteve 2007 dhe 2011, rezultati ka qenë i ngushtë.

    Socialistët zgjeruan fitoren e tyre në zgjedhjet që pasuan ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në territorin e bashkisë arritën të marrin 52% të votave përkundrejt 43% që morën dy partitë opozitare, PD dhe LSI.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!