Monika Kryemadhi në lidhje me problemet familjare me Ilir Metën, u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsionin dhe denoncimet për inceneratorët i pagoi me shkatërrimin e familjes, shkruan A2 CNN.
“Problemet familjare tonat janë probleme të dy njerëzve që duheshin dhe ecën përdore për 33 vite. Por, dëshira për të luftuar korrupsionin u pagua nga ana ime me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”, tha deputetja e Partisë së Lirisë.
Ajo deklaroi se nuk do ta takojë në burg ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.
“Masa e arrestit për Ilir Metën tenton për të zhvilluar më tej konfliktin tonë familjar. Për gjërat që ata dyshojnë te unë, duan t’ia vendosin Ilir Metës. Nuk do e vizitoj në qeli Ilir Metën. Edhe nëse do të doja unë, nuk pranon ai”, deklaroi Kryemadhi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.