×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi komenton arrestimin e Ilir Metës: E rrëmbyen si kriminel

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 21:29

    Deputetja e parlamentit të Shqipërisë, Monika kryemadhi ka kritikuar Policinë pas arrestimit të ish-presidentin Ilir Meta.

    Kryemadhi u shpreh se “nuk ka argument që mund t’ia mbyllin gojën Ilir Metës”, teksa nuk kurseu as ofendimet për personat që e arrestuan.

    “Patjetër, do e respektoj masën (detyrim paraqitjeje). Kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka qeveria argument për incenaratorin e Tiranës, po ndërtimi pa leje i hektarëve dhe kamionëve me dhera me miliona euro? Po pallatet ku pastrohen parat e drogës nga Spanja, Dubai etj.? Çfarë bën SPAK-u? Bashkon SPAK-u dosjen e CEZ-DIA në 5 vjet!.”, tha ajo.

    Ajo tha se SPAK nuk ka argument dhe ‘hajt t’i mbyllim gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin?’

    Kryemadhi u shpreh se Ilir Meta nuk është kriminel.

    “Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur. Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një motërfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?! Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit? Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë.”, është shprehur ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!