×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi: Rama dhe Veliaj kanë marrë peng vendin

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 23:29

    Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke folur për simpantizantët e Lëvizjes Socialiste të njësisë numër 5 në Tiranë tha se Rama dhe Veliaj kanë marrë peng vendin më keq se komunizmi që errësoi Shqipërinë për 45 vjet.


    “Kjo dyshe e cila ka marrë peng qytetin e Tiranës është shumë më e rrezikshme se 45 vitet e komunizmit. Është më e rrezikshme se çdo pushtim tjetër. Sepse një plum i pushtuesit na kthente në heronj, por një plumb virtual i kësaj dysheje kriminale do të na shkatërrojë dhe do të na bëjë inekzistent në vend”, tha ajo.

    Kryemadhi theksoi se Rama u refuzua më datë 30 qershor dhe se kryeministri është në fundin e vet politik.

    “30 Qershori është fundi politik i Edi Ramës për të gjithë ata ndërkombëtarë që nuk kishin sy për ta parë, që nuk kishin veshë për ta dëgjuar dhe nuk kishin gojë për të folur.

    Është fundi i Edi Ramës për të gjithë ata skeptikë të cilët mendonin që Edi Rama ishte shumica por 30 Qershori tregoi që Edi Rama është minorancë e minorancës”, tha ajo më tej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!