“Nuk do të le gur pa lëvizur, për të ndaluar gomonet”, kështu është shprehur kryeministri britanik Rishi Sunak duke ashpërsuar edhe njëherë gjuhën mbi emigracionin e paligjshëm.
Kreu i ekzekutivit britanik rikujtoi edhe njëherë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, duke vënë në dukje se 1/3 e migrantëve që mbërritën me gomone vitin e kaluar, ishin shqiptarë.
Vërejtjes së gazetarëve për optimizëm të tepërt, kryemintri britanik iu përgjigj me bindjen se për aq kohë sa shifrat e qarkullimit të paligjshëm kanë njohur rënie,emigrantët mund të ndalen edhe plotësisht në një të ardhme të afërt, kjo edhe falë bashkëpunimit që është ndërmarrë në nivel ndërkombëtar.
“Plani ynë kundër imigracionit të paligjshëm po funksionon. Për herë të parë, shifrat kanë rënë me 20%, në ndryshim nga pjesa tjetër e Europës, ku është rritur me një të tretën. Kushdo që vjen në këtë vend ilegalisht do të dëbohet ose dërgohet në Ruandë”.
Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës duke akuzuar qeverinë britanike se është treguar e ashpër me migrantët shqiptarë./VizionPlus
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.