Kryeministri holandez, Mark Rutte është shprehur se nismat rajonale si Ballkani i Hapur, përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe bëjnë të mundur që tensionet të mos bëhen të papërballueshme.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Amsterdam me kryeministrin Edi Rama, Rutte u shpreh se do të rekomandonte çdo platformë që i bën vendet e Ballkanit Perëndimor bashkë për çështje me interes të përbashkët.
“Unë do të përgëzoja dhe do të rekomandoja çdo lloj platforme që bëjnë vendet të diskutojnë për gjëra pozitive dhe çështje që interes të përbashkët. Mendoj që ideja është për të ecur zone të lire tregtare midis vendeve, kjo përshpejton procesin e anëtarësimit dhe ndihmon për t’i siguruar që tensionet të mos bëhen të përballueshme”, tha ai./Euronews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.