×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryeministri Rama bën thirrje “vini maskat”, por deputetja e turpëron: I jep një maskë

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 12:35

    Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në kuvend me thirrje ndaj deputetëve për të vendosur maskat.


    “Maska është tanimë e detyrueshme ne ambiente të mbyllura. Ju lutem vini maskat, edhe ti zonja Hajdari. Sepse mua kritikojnë apo ironizojnë që jam pa maskë, por në mjedise të hapura mjafton mbajtja e distancës dhe mos kontaktimi me njerëzit, ndërsa në ambiente të mbyllura është e rëndësishme. Ja zonja Hajdari s’po e mban koma ndoshta se nuk ka”, tha Rama.

    Ndërkohë menjëherë më pas Hajdari çohet nga vendi dhe shkon drejt e në foltore dhe i jep Ramës maskë, duke i thënë “duhet të jemi të barabartë”.

    E ndërsa kryeministri i thotë se po e mbaj si një flamur të bardhë paqeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!