×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryeministri Rama me stil të veçantë, shkon në Samit të Berlinit me patika “Adidas”

    Reporteri
    04 Nëntor 2022 | 18:58

    Kryeministri Edi Rama shquhet për veshjen e tij të pazakontë në radhët e diplomacisë ndërkombëtare. Nuk ka se si të ishte ndryshe as në Samitin e Berlinit, që u mbajt këtë javë.

    Rama duket se parapëlqen atletet e markës “Adidas”, të cilat i zgjedh edhe për paraqitjet e tij ndërkombëtare.

    Në Samitin e Berlinit, ai kishte veshur një kostum më të gjerë, të cilin e ka kombinuar me atletet e markës së “tri vijave”.

    Kryeministri shqiptar zakonisht dallon nga bashkëpjesëmarrësit në ngjarjet ndërkombëtare për nga veshja e tij. Kështu duket edhe në një fotografi të shkrepur gjersa po diskutonte me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentet e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Rama atletet e njëjta i ka veshur edhe gjatë daljeve të tij në terren, në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!