Pas shumë muajsh punime, është hapur Ura e Kukësit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka publikuar video me pamje të Urës së Kukësit, ndërsa ka thënë se kjo është një vepër mbresëlënëse.
“HAPET URA E MADHE e Kukësit, një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, ka shkruar Rama në Facebook.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.