Maqedonia e Veriut është shteti i parë ku Kryeministri Edi Rama nisi turin e vizitave në Ballkan. Kreu i qeverisë u prit në aeroportin e Shkupit nga zëvendës kryeministri Artan Grubi.
Më pas Rama u takua me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë.
Sipas axhendës, parashikohet një takim kokë më kokë i Ramës me Kryeministrin Kovaçevski dhe më pas takim mes delegacioneve të të dyja vendeve.
Në orën 12:00 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Rama-Kovaçevski.
Pas takimit mes delegacioneve është parashikuar drekë e përbashkët, ndërsa më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me Presidenten Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.