Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka publikuar pamje nga intervenimi i zjarrfikësve të Kosovës në shuarjen e zjarreve në Kukës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar kosovarët për ndihmën e ofruar, ndërsa ka treguar se operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në majën e Rrunës po vazhdon pa ndërprerë.
“Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovarë që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh”, shkroi Gjici.
Në fund, ai tha se puna në terren po vazhdon pa ndërprerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.