×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Elbasan kapet “mat” duke publikuar video me rroba të shtrenjta dhe makina luksoze

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 7:26

    Avokatja Enida Bozheku ka bërë thirrje që ILD te marrë masa për shkarkimin Kryetares të Gjykatës së Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani pasi e akuzon këtë të fundit se ka thyer kodin deontologjik të magjistraturës.


    Sipas Bozhekut, Kapedani është turp i dekorit, moralit, etikës dhe profesionalizmit të një gjyqtari.

    Reagimi i plotë nga avokatja Bozheku:

    Uroj qe ILD te marr masa per shkarkimin e kesaj gjyqtareje, qe eshte turp i dekorit, moralit, etikes dhe profesionalizmit te nje gjyqtari. Kur mendon qe eshte edhe kryetarja e Gjykates se Rrethit Elbasan – ku krimi vlon – qe perdridhet e perkedhelet, si te jete nga keto perputhset e nivelit me te ulet te shoqerise, eshte te vesh kujen.

    Gjyqtaret kane status, e ne status, kodi deontologjik keto kercimet nen ritmin e nje kenge te percunduar: “Jam mafia, mafia, mafia”, te publikuara neper TIK-Toke, demtojne rend imazhin e magjistratures dhe peshen qe forca dhe imponimi i ligjit duhet te mbaj. Hajde Adelaida, jasha!! Turp per sistemin gjyqesor ku ka perfunduar,parada mode tik-tokiste, nen perkedhelin e gjyqtares modeliste

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!