×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryetarja e Shkodrës e pëson, procedohet penalisht lidhur me veprimet kundër zgjedhjeve

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 11:10

    Voltana Ademi, kryetarja e bashkisë Shkodër është proceduar penalisht në gjende të lirë.


    Mbi të rëndon akuza për tentim të bllokimit të zgjedhjeve.

    Kujtojmë se në Shkodër janë zhvendosur disa qendra votimi, pasi Ademi nuk ka lejuar që të hapen dyert e institucioneve, shkolla, ku ishte programuar vendosja e materiale të votimit.

    “Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.

    Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor , Shkoder per vepren penale te “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin zyrtarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!