Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj para disa javësh kur Basha mblodhi kryesinë në selinë e PD, së bashku me Mark Markun kërkoi që të bëheshin protesta popullore, revoltë e madhe ndaj “regjimit të Ramës”.
Mirëpo mesa duket Gjekmarkaj ka bërë kthesë sa i takon idesë dhe qasjes së duket të ketë PD ndaj PS dhe qeverisë Rama.
I ftuar në emisionin “Open”, Gjekmarkaj tha se të gjitha rrugët e tjera që shkojnë kundër futjes së opozitës në Kuvend, kontribuojnë në asgjësimin e pluralizmit.
“Nuk duhet bojkotuar Kuvendi se nuk duhet lënë bosh ai vend atje dhe nuk duhet dhënë asnjë minutë kohë për t’i nxitur shqiptarët. Çdo rrugë tjetër është asgjësim i pluralizmit, nënshtrim dhe unë nuk kam ndërmend ta pranoj dhe kam bindjen se Basha apo PD nuk do pranojë ndonjë rrugë tjetër”, tha Gjekmarkaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.