×
  • Lajme
  • Shqipëria / VIDEO

    “Ku është djali, nuk është gjallë ai”, nëna e traumatizuar kërkon djalin pas aksidentit

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 12:11

    Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

    Raportohet se një mjet tip “Ford” që drejtonte Fabjol Ibraliu ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave.

    Top Channel raportoi mbrëmjen e djeshme se forcat e kërkimeve mbërritën në vendngjarje për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është dhe as mëngjesin e sotëm nuk ka asnjë shenjë prej tij.

    Policia dhe zjarrfikësit kanë kërkuar deri në orën 4 të mëngjesit, por pa asnjë rezultat.

    Në një video të publikuar, shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është i biri.

    Mes britmave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!