×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kufiri me Kosovën do të jetë i hapur, për operatorët turistik do ketë sa më pak shtrëngesa gjatë sezonit veror

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 16:22

    Nga takimi me operatorët turistik në Durrës, kryeministri Rama tha se edhe këtë sezon të ri veror kufijtë me Kosovën do të mbeten të hapur. Ai iu premtoi operatorëve se do të ketë sa më pak shtrëngesa lidhur me kornizën e aktivitetit turistik, ndërsa theksoi synimin që të vaksinohen deri në qershor 500 mijë shqiptarë: Që të ketë lehtësim gjatë sezonit.


    Edi Rama:

    Besoj që sot realisht mund të buzëqeshni sepse me sigurimin e sasive të konsiderueshme të vaksinave, që na japin mundësinë të nisim vaksinimin intensiv ne faktikisht vëmë një bazë të arsyeshme për të pasur sezon turistik më të lehtë.

    Ne kemi mësuar nga sezoni i shkuar që ishte jashtëzakonisht sfidues për shkak të pandemisë, dhe patjetër që edhe këtë vit ne në radhë të parë do të sigurojmë që kufiri ynë me Kosovën të jetë absolutisht i hapur. Në radhë të dytë do të bëjmë gjithçka na takon që në aspektin e kornizës së aktivitetit turistik, gjithë ju dhe kolegët tuaj të kenë sa më pak shtrëngesa.

    Së treta duke pasur mundësinë që të bëjmë një vaksinim intensiv, ne do të zhvillojmë me shumë këmbëngulje të gjithë procesin e vaksinimit me synimin që brenda muajit qershor maksimumi, por duke shpresuar deri në fund të majit të vaksinojmë gjysëm milion qytetarë.

    Vaksinimi është themelor është për këputjen e hallkave të zinxhirit të infeksionti. Shumë e rëndësishme që me vaksinimin të jemi të rregullt, se pastaj bëhemi ne pengesa për të dalë nga ky tunel ku më në fund po shohim dritë. Dhe besoj që faktet flasin vetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!