Koronavirusi ka ndikuar jo vetëm në lëvizjen e njerëzve jashtë shtetit, por edhe mes qyteteve me njëra-tjetrën.
Drejtues furgonësh dhe autobusësh në qytetin e Kukësit shprehen për mikrofonin e Report Tv se ditëve të fundit ka pasur shumë pak lëvizje. Ndonëse banorët shprehen se nuk janë frikësuar, për siguri ato kanë zgjedhur që të mos lëvizin drejt Tiranës, e cila është epiqendra e këtij virusi.
“Ka ndikuar lëvizja. Ka rënë ndjeshëm. Se di çfarë do bëhet më gjatë, por ka ndikuar shumë. kemi pasur shumë pak udhëtarë. Është në të gjithë botën, nuk kemi çfarë bëjmë”, tha një nga shoferët.
Sa i përket shitjeve, shitësit në supermarkete shprehen se ka pasur më shumë se për festat, por banorët thonë se është furnizimi i muajit dhe se nuk ka lidhje me koronavirusin.
‘Ka pasur më shumë shitje se për Bajram, Vitin e Ri dhe për ditët e festa. Ka më pak lëvizje se ditët e tjera”, tha një nga shitëset, por sipas një qytetari nuk ka lidhje me koronavirusin. “Blerje të zakonshme, jo për virusin. Kemi marrë dhe për ditët e tjera. Nuk kemi frikë nga koronavirusit, jemi mirë”, tha një nga banorët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.