Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se më datën 6 shtator do ketë anulim dhe vonesa të fluturimeve me Italinë.
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton pasagjerët, që do udhëtojnë më 6 shtator nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se vonesat dhe anulimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.
Për të shmangur pritjet e gjata, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar rekomandon:
“Këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për të ditur nëse do preket fluturimi i tyre nga këto greva.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.