×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kukësi dhe Tropoja zbardhen nga dëbora, lartësia arrin mbi 600 metra, disa fshatra pa energji

    Reporteri
    30 Nëntor 2024 | 14:52

    Kukësi dhe Tropoja janë zgjuar të mbuluara nga dëbora këtë të shtunë. I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 600 m.

    Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

    Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga ana tjetër në bashkinë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

    I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç nj. Adm. Llugaj bashkia Tropojë, fshati Vlahen, nj. adm. Golaj dhe fshatrat Pogaj e Kishaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!