Policia ka arrestuar një 57-vjeçar në Roskovec, pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike.
Sipas uniformave blu B. G., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në bahçen pranë banesës së tij në fshatin Ngjeqar, Roskovec.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në bahçen pranë banesës së tij në fshatin Ngjeqar, Roskovec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.