Ndërtimi i një ure mbi lumin Dri nisi pjesë e Rrugës së Kombit, ka ngritur shqetësim tek komuniteti në Kukës, por edhe tek Bashkia. Ata po kundërshtojnë këtë urë të re, duke thënë se ajo devijon rrugën dhe bllokon zonën e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Projekti i urës së re mbi Lumin Drin si pjesë e Rrugës së Kombit po has kundërshtime mes banorëve, biznesit e vetë Bashkisë së Kukësit.
Palët thonë se ura e re, bllokon totalisht zonën e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Rifat Demalija:Të rregullohet dhe nyja tjetër që është te ura 6 metroshe se përndryshe Kukësi do të anashkalohet dhe do të mbetet një qytet fantazmë ku njerëzit duhet të ikin një minutë e më parë.
Duke e kundërshtuar këtë projekt, kreu i bashkisë së Kukësit thotë se ai ka bërë kërkesa në institucionet më të larta për të gjetur një zgjidhje.
Safet Gjici: Është shumë e drejtë, projekti nuk e ka parashikuar dhe unë kam biseduar me koncesionarin. Dje i kemi dërguar shkresë kryeministrit, ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së por edhe koncesionarit.
Sipas projektit, ura e re e madhe në Rrugën e Kombit do të zëvendësojë urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që është funksionale.
Ura e vjetër do të qëndrojë si relike e kohës dhe nuk do të shërbejë më as si urë kalimi për rrugë dytësore.