×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Kur të çoj foto kali ti dil”, Si doli në pritë Endri Mustafa

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 13:30

    Një foto me kalë ishte kodi që nxorri jashtë shtëpisë Endri Musfatën. Bashkëshortja e tij në një prononcim për median tregon se adoleshenti i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe kishte biseduar gjatë ditës.


    Gruaja nuk di të thotë për temën e bisedave që mund të jetë bërë por tregon se i kishte thënë që të mos merrej me adoleshentin e identifikuar

    “Ishte fëmijë nuk ia vura veshin dhe i thashë mos u merr me të sepse e dinim se me çfarë merrej. Më tha se po shkonte me djalin.”

    Adoleshenti 15 vjeçar Ergys M është akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës që sipas policisë mendohet të ketë ndodhur më 15 maj, ndërsa trupi I pajetë u gjet më 17 maj në zonën e Livadeve.

    “Kur të çoj në Whats app një fotografi kali ti del tek dera. Ai e ka nxjerrë prej shtëpie” thotë gruaja e cila me bindje thotë se autor i vrasjes së bashkëshortit të saj nuk janë djemtë e familjes Lici, me të cilët janë komshij.

    Në vendin ku u gjet i vrarë 32 vjeçari u gjet dhe një pistoletë. Gruaja thotë se Endri ka dalë nga shtëpia pa armë dhe pasi e kishte të besuar.

    “Adoleshenti kishte që në tetor të 2020 nuk kishte ardhur. Na ka ardhur ditën e Bajramit. Endri ka dalë nga shtëpia vetëm me një jelek pa armë. E kam përcjellë unë tek dera e më tha po vij e nuk vonoj 10 minuta deri në Livade. Ky ka dalë me dikë që i ka besuar sepse ai nuk dilte me njerëz që nuk besonte. Burri im as kur vinte kush në derë të shtëpisë nuk ia hapte derën pa e njohur.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!