Dea Riçku është bashkëshortja e Santiago Malajkajt, ish-policit të vrarë ditën e djeshme në një atentat në zonën e Kinostudios në kryeqytet.
Ajo është efektive e repartit “Shqiponjat” dhe është cilësuar në media si “policja më e bukur e Shqipërisë”.
Dea hyri në Policinë e Shtetit në vitin 2014 dhe më pas, u katapultua si pjesë e repartit “Shqiponja”. Nuk dihet nëse Dea ka vijuar të mbajë pozicionin e saj si efektive e “Shqiponjave”.
Dea dhe Santiago u njohën me njëri-tjetrin në Akademinë e Sigurisë, e më pas nisën të bashkëjetonin së bashku. Në vitin 2016, kohë kur Santiago u përfshi në konfliktin me vëllezërit Lashi, Dea jepte intervistë për gazetën “Panorama”, ku thoshte se ndihej me fat që ishte pjesë e Policisë.
Mbrëmjen e djeshme, te “Xhamlliku”, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMË X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit.
Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.
Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.