×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush është i riu që iu bë atentat në Tiranë

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 7:12

    Mbrëmë një atentat ka ndodhur me armë zjarri tek Komuna e Parisit, ku ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

    Mediat shqiptare raportojnë se i plagosuri është identifikuar si Redi Balla, i cili është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten në këtë zonë.

    Nga sa mësohet 22-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe nuk rrezikon jetën.

    Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por duket si një skemë e mirëorganizuar nga ana e atentatorëve, të cilët kanë shfrytëzuar një moment kur vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe uniformave blu ka qenë e fokusuar te ndeshja e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!