Policia e Shqipërisë ka arrestuar një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Polici kapi në hyrje të Rinasit, një shtetas egjiptian i dyshuar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Interpol Tirana kishte dhënë informacion për policinë se një shtetas egjiptian me rrezikshmëri të lartë shoqërore për krime ndaj personit, kishte hyrë në vendin tonë.
Siç njoftojnë mediat në Shqipëri, ky person, u prangos pas një intervistimi të detajuar nga Policia Kufitare e Rinasit.
“Shtetasi M. R., 50 vjeç. konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Më datë 06.11.2019, në Giza / Egjipt, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjitpian M. A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pritet që ai të ekstradohet në bazë të një marrëveshje Shqipëri-Egjipt në vitin 2004”, raportojnë mediat atje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.