×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush është prokurori shqiptar i përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 10:12

    Maksim Sota është Prokurori ndaj të cilit i është lëshuar urdhër arresti në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit për trafik drogë e pastrim parash.


    Sota ndodhet në arrest shtëpie.

    Gjithashtu mësohet se urdhër arresti është lëshuar ndaj ish-oficerit të Policisë së Vlorës, Festim Lelaj.

    Operacioni kundër trafikut të drogës, u zhvillua nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare.

    Ky operacion është vazhdim i hetimeve të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Anti-mafiaes Italiane të Barit, ndërsa çoi në ekzekutimin e 38 urdhër arresteve për trafik ndërkombëtar droge, riciklim parash dhe korrupsion.

    Sakaq pritet që Prokurori i Anti-mafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!