×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush është studentja simpatike, që ishte në krah të Ilir Metës

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 20:37

    Presidenti Ilir Meta kishte në krahun e tij gjatë manifestimin në bulevard, disa personazhe të njohura, mes tyre edhe një vajzë simpatike.


    Ajo quhet Oneda Skënderi dhe është student e drejtësisë. Oneda u bë e njohur gjatë protestës së studentëve.

    Por këtë të hënë, ajo tha se ka dalë të mbrojë vendin si një idealiste.

    “Sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve. Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë. Të lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë. Të mos lësh funksionimin e tre sistemeve është të kalosh kufijtë, të intimidosh mediat, të mos ofrosh shpresë për familjet shqiptare, të rinjtë shqiptarë është të kalosh kufijtë.Ndaj jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do dëgjohet medoemos”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!