×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush janë rektorët e rinj të universiteteve në Shqipëri

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 19:54

    Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, prej ku u zgjodhën edhe rektorët e universiteteve.


    Në Universitetin e Tiranës, fitues u shpall Artan Hoxha, me 54 për qind të votave. Ai garonte përballë Mimoza Hafizit dhe Kozeta Sevranit.

    Në Universitetin e Mjekësisë, u rizgjodh rektor Arben Gjata

    Andrea Maliqari u zgjodh rektor në Universitetin Politeknik të Tiranës.

    Ndërsa Fatbardh Sallaku u zgjodh rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

    Në Universitetin e Arteve rektor u zgjodh Kastriot Çaushi ndësa në atë të Sporteve, Agron Kasa.

    Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.

    Skënder Topi është rizgjedhur rektor në Universitetin e Elbasanit. Ai kandidonte i vetëm në këtë garë.

    Ndërsa në Korçë, rektor i universitetit do të jetë Dhimitër Bello. Ai fitoi kundër Lenci Ekonomit.

    Në Universitetin e Shkodrës ka fituar garën për rektore Suzana Golemi. Ajo fitoi kundër rektorit në detyrë, Adem Bekteshi, me vetëm 2 vota diferencë.

    Bektash Mema i zgjodh rektor i universitetit ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër.

    Ndërsa në Vlorë, në universitetin ‘Ismail Qemali’ fitoi garën mes tre kandidatëve Roland Zisi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!