×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kuvendi i PD-së merr vendimin: Përjashtohen nga partia personat e shpallur “non grata” nga SHBA-ja

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 14:52

    Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar sot vendimin anti-Berisha, për përjashtimin nga të gjitha funksionet drejtuese në parti për personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

    “Me propozim të Kryesisë, në mbledhjen e djeshme, pas një debati të gjerë brenda kryesisë. i propozohet Kuvendit Kombëtar që në funksion të të ardhmes të PD e Shqipërisë, vendos shpallja ‘non ngrata’ nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD”, tha kryetari i Komisionit për drejtimin e punimeve të Kuvendit të PD, Jemin Gjana.

    Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD.

    Po ashtu u miratua edhe vendimi për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021, qe ka të bëjë me përjashtimin e nënkryetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!